110 punimet e artistit të madh Vangjush Mio janë ekspozuar për herë të parë së bashku në Galerinë kombëtare të arteve në kryeqytet. Pikturat e shfaqura të impresionistit shqiptar e kanë zanafillën e tyre që prej viteve të studimeve dhe vazhdojnë deri në vitet e fundit të jetës.

“Hapja e kësaj ekspozite për mua është momenti më i rëndësishëm i jetës sime, sepse këtu përfaqësohet denjësisht babai im me gati 100 e ca punime.”

Nsimën për hapjen e kësaj ekspozite retrospektivë e mori deputeti i Korçës Ben Blushi me qëllim promovimin e artit të qytetit të tij.

Ben Blushi: “Ka ardhur koha që të krijojmë një atmosferë më të mirë për një eksport kulture brenda Shqipërisë, për një eksport kulture, i cili qarkullon kulturë, jo vetëm nga Tirana jashtë Shqipërie, por mbi të gjitha nga qytetet me një histori të pasur kulturore siç është padyshim Korça, Shkodra, Gjirokastra drejt Tiranës dhe reciprokisht kështu.”

Tablotë që tërhoqën më tepër vëmendjen e vizitorëve ishin disa nudo të ekspozuara më parë vetëm në qytetin e Korçës, vendlindjen e artistit.

“Mio është quajtur si piktor impresionist dhe është i pari piktor impresionist shqiptar dhe ndoshta nga të parët në Ballkan dhe me një cilësi shumë të lartë vërtet pikturimi. Kjo është ekspozita e 9-të vetjake e piktorit Vangjush Mio. Dhjetëra punimetë tij janë vjedhur në vitin 1994 në Muzeun e Korçës dhe deri më sot nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.” /tvklan.al