Pentagoni ka njoftuar se do të ekzekutojë një ish-major të Ushtrisë amerikane përmes një skuadre pushkatimi; ky do të jetë ekzekutimi i parë i tillë ushtarak në më shumë se 60 vjet.
Nidal Malik Hasan, major dhe mjek në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, vrau me armë zjarri 13 ushtarë amerikanë të paarmatosur në bazën Fort Hood në vitin 2009 dhe plagosi 32 të tjerë.
Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, njoftoi të hënën në rrjetet sociale se Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kishte bërë rekomandimin dhe Presidenti Donald Trump e kishte miratuar atë.
Ky do të jetë ekzekutimi i parë ushtarak me skuadër pushkatimi që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
Hasan u shpall fajtor për 13 akuza për vrasje me paramendim dhe 32 akuza për tentativë vrasjeje nga një juri e përbërë prej 13 oficerësh, e cila rekomandoi unanimisht dënimin e tij me vdekje.
Hasani, një psikiatër i Ushtrisë nga Virxhinia, gjatë gjykimit të tij ushtarak në vitin 2013, deklaroi se besonte se po mbronte myslimanët dhe talebanët në Afganistan.
Sulmi ndodhi në një ndërtesë mjekësore të mbushur me njerëz, ku ushtarët që përgatiteshin për dislokim po prisnin për kontrolle mjekësore dhe vaksina.
Sipas ligjit ushtarak, një ekzekutim ushtarak kërkon miratimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.
/tvklan.al












Botërori 2026 