Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Sarandës mëngjesin e sotëm, rreth orës 9 e 55 minuta, pranë ish agjensisë ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Murtaj, si dhe u plagos një kalimtar 73 vjeçar.
Autorët që kryen ngjarjen janë ende të paidentifikuar, por sipas burimeve kanë qenë duke lëvizur me motor dhe të maskuar.
Në mes të kryqëzimit në zonën e njohur si ish agjensia, ata qëlluan Murtajn me armë zjarri, I cili mbeti i vdekur në vend. Ngjarja tronditi banorët.
“U tronditëm. Ishim brenda dhe dolëm. Dëgjuam të paktën 6 të shtëna…”
Për të evituar largimin personave të përfshirë, policia kreu edhe kontrolle në bagazhe të makinave.
Për hetuesit motivet e krimit mbeten ende të paqarta, teksa përmes kamerave të sigurisë po mundohen të ndjekin itinerarin e autorëve në ardhje dhe largim.
Murtaj nuk është i panjohur për autoritetet në Sarandë. Ai u arrestua në 19 korrik të 2025, pas një plagosje të dyfishtë në qytetin bregdetar.
Prokuroria thoshte në atë kohë se kishte dyshime që 44-vjeçari kishte ndihmuar autorët e plagosjes, për largimin dhe fshehjen e tyre.
Pas plagosjes në 17 korrik në Sarandë, disa ngjarje të rënda u regjistruan më pas ndaj personave që u hetuan si të përfshirë, duke e bërë këtë një nga pistat kryesore të hetimit edhe për atentatin e ksaj të diele.
Megjithatë, hetuesit po verifikojnë edhe motive të tjera.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 