Ishte kthyer pak ditë më parë nga Anglia, plumbave u shpëton gruaja
Ky është 59-vjeçari Sokol Çelaj, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme gjatë një atentati me armë në Malësinë e Madhe.
Ai ishte duke udhëtuar me një makinë fuoristradë së bashku me bashkëshorten e tij dhe rreth 50 metra në afërsi të shtëpisë së tyre në fshatin Reç një person i ka dalë përpara dhe e ka qëlluar me kallashnikov.
Si pasojë e të shtënave ai ka marrë disa plumba në trup dhe është dërguar menjëherë nga banorët e zonës në spitalin e Shkodrës, por nuk ka mbijetuar.
Atentatit ka mundur t’i shpëtojë bashkëshortja e tij, e cila fatmirësisht nuk është prekur nga breshëria e të shtënave.
Policia bëri rrethimin e zonës pranë vendit të ngjarjes dhe ngriti pika kontrolli, por pa mundur të bjerë në gjurmët e autorit.
Vetë bashkëshortja e Sokol Çelajt në dëshiminë e saj të parë para policisë ka deklaruar se nuk ka arritur të identifikojë se kush ka qenë autori për shkak të errësirës.
Ajo ka bërë të ditur se ka dëgjuar vetëm krismat e armës pasi autori kishte qëlluar direkt.
Viktima për disa vite ka qenë emigrant në Angli dhe ishte kthyer në Shqipëri për pushime në datën 18 Gusht.
Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje ndërkohë që identifikimi i autorit bëhet i vështirë pasi atentati ka ndodhur në një zonë të thellë ku nuk ka kamera sigurie dhe ku lëvizjet janë të pakta.
Burime nga blutë e Shkodrës bëjnë të ditur se pistat kryesore ku po hetohet është ajo e ndonjë konflikti të mundshëm të 58-vjeçarit në Angli si dhe ngjarjet e së shkuarës në Shqipëri.
Mësohet se Sokol Çelaj ka qenë i dënuar me 6 vite burg për një vrasje të kryer në vitin 1989, gjatë kohës që qenë efektiv policie.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 