Agjentët meksikanë përdorën taktikën e ndjenjave për të zbuluar vendndodhjen e El Menços, kreut të një prej karteleve më të mëdhenj të trafikut të drogës në vend, i cili u ekzekutua te dielën në një operacion të zhvilluar nga njësitë speciale të ushtrisë meksikane, me ndihmën edhe të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.
Ministri i Mbrojtjes, Ricardo Trevilla, zbuloi se inteligjenca arriti të lokalizonte “El Mencho-n” duke ndjekur gjurmët e të dashurës së tij.
Ajo u ndoq fshehurazi deri në një kabinë të izoluar në malet e Tapalpas, ku lideri më i kërkuar i kartelit fshihej prej ditësh.
Këto pamje tregojnë momentin kritik kur ushtria mësyu mes fushave drejt Tapalpas, të ndihmuar edhe nga helikopterë për të thyer mbrojtjen e Kartelit të Gjeneratës së re të Haliskos.
Operacioni u pasua nga trazira në shkallë kombëtare ku deri më tani janë vrarë 73 persona kryesisht në shtetin federal të Haliskos.
Presidentja Claudia Sheinbaum njoftoi se rendi dhe dhuna e pjesëtarëve të karteleve është shtypur dhe qetësia është rikthyer, siç duket edhe në pamjet e filmuara në rrugët e Guadalaharës, kryeqendrës së Haliskos.
Ushtria po mban nën monitorim të gjitha vatrat e nxehta të këtij shteti.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 