Kanë lënë emigracionin dhe kanë vendosur që të investojnë në vendlindje.

Kjo është iniciativa e disa banorëve të fshatit Qerret të cilët janë kthyer në fshatin e tyre të lindjes dhe tashmë po merren me kultivimin e duhanit. 

Eksperiencën e marrë prej vitesh në emigrim po e shfrytëzojnë për të nxjerrë të ardhura përmes kësaj kulture bujqësore.

Një prej tyre është Faik Karagjozi i cili thotë se ka punuar për 14 vitesh në shtetin fqinj me duhanin dhe tani ka mbjellë tokat e tij.

Është i kënaqur jo vetëm me prodhimin por edhe me tregun pasi shitja është e sigurt.

Të njëjtin shembull kanë ndjekur edhe banorë të tjerë.

Madje ka nga ata fermerë të cilët kanë marrë toka me qira për ti mbjellë me duhan dhe kanë shtuar sipërfaqet.

Fermerët thonë se do ti shtojnë sipërfaqet me këtë kulturë edhe në të ardhmen.

Ata kanë marrë mbështetje edhe nga bashkia e Elbasanit dhe drejtoria rjonale e bujqësisë për të përfituar nga skemat subvencionale.

Kulvitimi i kanabisit është një prej traditave më të hershme në qarkun e Elbasanit kryesisht në zonën e Belshit dhe Cërrikut.

Klan News

/tvklan.al