Elbasani triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Laçit, në duelin e javës së 10-të në Superiore. Verdheblutë e nisën ndeshjen malore, pasi kurbinasit gjetën avantazhin që në minutën e 8-të.
Megjithatë, festa e miqve zgjati pak, pasi Elbasani riktheu baraspeshën në minutën e 12-të, falë golit të shënuar me penallti nga Mazari.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi me vendasit në sulm. Mazari shënoi të dytin në minutën e 67-të, pas një topi të rrëmbyer nga Diallo.
Laçi u hodh në sulm në kërkim të barazimit, por pa sukses. Kurbinasit shënuan në fund, por goli nuk u pranua, pasi më herët gjyqtari kishte vërshëllyer për një faull në zonë, duke bërë që të shpërthejnë polemikat.
Me këtë fitore, Elbasani ngjitet në vendin e katërt me 14 pikë, ndërsa Laçi me 3 pikë më pak mban vendin e gjashtë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
