Elbasani u rikthye te fitorja, pasi mposhti Dinamon 1-0 në duelin e javës së 12-të në Abissnet Superiore.
Një sukses i rëndësishëm për verdheblutë dhe për trajnerin Glen Daja, që mund skuadrën ku drejton babai i tij, Ilir Daja.
Sfida në “Elbasan Arena”, nisi me Dinamon më kërkuese që iu afrua golit disa herë në pjesën e parë, por Aleksovski mbajti portën e paprekur me disa pritje vendimtare.
Fraksioni i dytë foli më shumë për vendasit, të cilëve iu anuluan dy gola para avantazhit. Mazari e dërgoi dy herë në rrjetë, por u anuluan, fillimisht për pozicion jashtë loje dhe më pas për prekje me dorë.
Goli i vetëm dhe i fitores për Elbasanin u shënua në minutën e 84-t. Epito përfitoi nga një top i mbëtur në zonë dhe e ndali atë në fundin e rrjetës.
Me këtë fitore, Elbasani ngjitet në vendin e pestë me 17 pikë, po aq sa edhe Dinamo që mban vendin e katërt.
/tvklan.al












Botërori 2026 
