Historia e qytetit të Elbasanit po tërheq çdo ditë e më shumë vizitorë nga vende të ndryshme. Ecuria e turizmit edhe këtë vit është e kënaqshme.
Veç historisë dhe kulturës, në Elbasan gërshetohet edhe turizmi i natyrës, ai mjekësor, sportiv dhe i aventurës. Zona më e vizituar është lagjja Kala. Vizitorët ecin në rrugicat e ngushta duke zbuluar më shumë nga historia e këtij qyteti. Më shumë interes tregojnë të huajt. Ne gjetëm aty një grup turistësh nga Gjermania, të cilët vlerësojnë në Elbasan edhe mikpritjen e banorëve.
Të huajt shoqërohen nga guida turistike, të cilat u tregojnë më shumë për historinë e qytetit. Edhe përtej sezonit veror, Elbasani zgjidhet edhe gjatë muajve të vjeshtës.
Turistët e huaj e bëjnë qytetin pjesë të qëndrimit të tyre në Shqipëri. Ata ndalojnë gjithashtu edhe në qytete të tjera.
Për t’iu përgjigjur zhvillimit të turizmit, edhe autoritetet kanë punuar më shumë me promovimin e qytetit, si dhe përmirësimin e infrastrukturës, ndërsa bizneset janë fokusuar te shtimi i kapaciteteve dhe përmirësimi i shërbimeve.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 