Mes lotësh Eligerta tregon në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” se familja e saj u përball me një tjetër tronditje të madhe.

Vetëm gjashtë ditë pas lindjes, nipi i saj, djali i vëllait u diagnostikua me tumor në palcën kurrizore, gjë që e detyroi t’u nënshtrohej me dhjetëra operacioneve kirurgjikale.

Sot, përveç pamundësisë për të ecur, ai përballet edhe me spektrin e autizmit, duke bërë një jetë edhe më sfiduese se të vetë Eligertës.

Eligerta: Më pas familjes sime i erdhi një tronditje shumë e madhe. Vjen në jetë nipi im.

Ardit Gjebrea: Nipi është djali i…?

Eligerta: Djali i vëllait të madh. Është nipi im më special, pasi për familjen time ka qenë një dhimbje e shtuar. Ai vjen në jetë dhe fill pas 6 ditësh, diagnostikohet me tumor në palcën kurrizore. Për shkak të kësaj gjësë u është nënshtruar shumë operacioneve kirurgjikale.

Ardit Gjebrea: A është mirë sot?

Eligerta: Është mirë, sigurisht me shqetësimet e tij. Por, ka një jetë sfiduese, ndoshta edhe më sfiduese se time. Djali është diagnostikuar edhe spektrin e autozimit, edhe nuk mund të ecë. Unë e përshëndes familjen e vëllait dhe familjen tonë të madhe, dhe i them vëllait që nuk je vetëm. Unë kam qenë gjithmonë ai person i i fortë në familje për të treguar që jeta vazhdon dhe që nuk duhet të mbyllemi në atë guackën e probleme. Sigurisht që është e vështirë, por unë luftoj edhe për të.

/tvklan.al