Elon Musk, shefi ekzekutiv i prodhuesit amerikan të makinave elektrike Tesla, ka mohuar që makinat e tij përdoren për të spiunuar. Musk u shpreh se firma e tij do të mbyllej nëse do të kishte qëllim spiunimin.

Komentet e Musk erdhën si një përgjigje ndaj raporteve që ushtria kineze ka publikuar kundër makinave Tesla dhe ndalonte hyrjen e tyre në ambiente të sigurisë së lartë.

BBC raporton se ushtria kishte ngritur shqetësime të sigurisë në lidhje me të dhënat e mbledhura nga kamerat e instaluara në makina. Por kompania sqaroi se kamerat shërbejnë përtë ndihmuar shoferët gjatë parkimit dhe nuk kanë asnjë qëllim që të mbledhin të dhëna.

Lidhur me këtë debat Musk është shprehur se nëse kjo do të ishte e vërtetë Tesla do të kishte probleme serioze, pasi nuk është e ndershme që një kompani private të përdoret për të spiunuar një qeveri të huaj.

Nëse Tesla përdor makina për të spiunuar në Kinë ose kudo, ne do të mbyllemi“, u shpreh më tej ai. Kina është tregu më i madh i Tesla-s pas SHBA, pasi llogaritet që një e katërta e shitjeve globale bëhet në Kinë./tvklan.al