Këngëtari i famshëm britanik Elton John ndërpreu koncertin në Zelandën e re për shkak se humbi zërin nuk mund të këndonte. 72-vjeçari ishte në mes të koncertit në kuadër të turneut “Yellow Brick Round”, kur papritur i ndodhi momenti i padëshiruar.

Mes lotësh John u shpreh: E kam humbur zërin. Nuk mund të këndoj. Më duhet të shkoj. Më vjen keq.

Publiku e përcolli këngëtarin me duartrokitje dhe brohoritje të mëdha, ndërsa ai me ndihmën e disa asistentëve u largua nga  skena në Oakland.

“Unë këndova dhe dhashë zemrën, derisa humba zërin. Jam i zhgënjyer, thellësisht i mërzitur. Dhashë gjithçka që kisha”, shprehet më tej Elton John.

Më vonë në postimin e tij, këngëtari tha se ishte diagnostikuar me pneumoni, por kishte vendosur që të merrte pjesë në koncert.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në koncert sonte. U diagnostikova me pneumoni, por isha i vendosur për t’ju dhënë shfaqjen më të mirë”./tvklan.al