19 nëntor 2026 – Aktori i njohur Elvis Pupa ka zbuluar disa detaje rreth projektit të tij më të ri, i cili pritet të vijë në Tiranë dhe të sjellë një format ndryshe për publikun.
I ftuar së bashku me bashkëshorten e tij, Belina Pupa, në emisionin “Rudina”, Tv Klan, aktori tregoi se bëhet fjalë për një one-man show në formatin stand-up comedy, me kohëzgjatje prej një orë e gjysmë. Por risia nuk përfundon këtu, pasi çifti ka menduar të ndajë me publikun edhe një pjesë të dinamikës së marrëdhënies së tyre.
Elvisi tregoi se ideja ka lindur edhe nga komentet e shumta të njerëzve, të cilët i kanë vlerësuar videot e tyre të përbashkëta dhe natyrën e veçantë që përcjellin si çift.
“One-man show, stand-up comedy një orë e gjysmë. Dhe plus kemi dhe një ide, sepse shumë veta na kanë thënë që unë e Belina, siç këto videot që patë dhe video të tjera, thonë që jeni të lezetshëm. Ne do mundohemi domethënë të japim, të ndajmë atë atmosferën tonë në një marrëdhënie çift burrë dhe grua, me të mirat dhe me të këqijat tona. Tani ishallah, në qoftë se ju pëlqen… E morëm konfirmimin!”, u shpreh Pupa.
/tvklan.al












Botërori 2026 