Dukej gjithçka e kryer, por emërimi i Andrea Pirlos në stolin e Italisë mund të dështojë. Shkak për këtë është bërë një polemikë e shpërthyer së fundmi.
Gjithccka lidhet me rolin e tij si ambasador i një kompanie ruse bastesh, pronari i së cilës zotëron edhe klubin e tij aktual në Dubai, United FC. Kjo situatë ka vënë në dyshim vendimin e presidentit të federatës Giovanni Malago, i cili më parë kishte mbështetur propozimin e drejtuesve Paolo Maldini dhe Leonardo.
Si pasojë e këtij zhvillimi, Roberto Mancini shpreson në një rikthim të mundshëm në stol, duke refuzuar deri më tani oferta nga disa klube të njohura evropiane. Sa i përket aspektit juridik, juristët e federatës po shqyrtojnë klauzolat e të drejtave të imazhit, të cilat do të duhet të anulohen automatikisht në rast emërimi.
Gjithashtu, lidhur me ndërprerjen e kontratës me klubin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, vetë tekniku është ofruar të paguajë dëmshpërblimin e nevojshëm financiare.
Për momentin, trajneri italian ndodhet në grumbullim stërvitur me ekipin e tij në Austri, në pritje të një vendimi përfundimtar nga drejtuesit e Federatës Italiane.
/tvklan.al












Botërori 2026 
