Në mbledhjen e kësaj të mërkure, 24 dhjetor, Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimet për zëvendësimin e dy drejtorëve të KESH-it dhe ARRSH-së, të cilët ndodhen në arrest shtëpie me urdhër të SPAK-ut për dosjen e tunelit të Llogarasë.

Ami Kozeli, që deri sot ka mbajtur postin e zv.ministrit të Infrastrukturës, emërohet drejtor i ARRSH-së.

Ndërsa Viola Haxhiademi, që ishte Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë për Infrastrukturën dhe Energjinë, vendoset në krye të KESH-it me vendim të Këshillit Mbikëqyrës.

Vendin e saj si Sekretare e Përgjithshme e zë Besjan Kadiu, i cili u shkarkua nga Këshilli i Ministrave si zv.ministër i Infrastrukturës.

Tv Klan

/tvklan.al