Një tjetër hetim i përbashkët i autoriteteve shqiptare dhe Task forcës pranë ambasadës së SHBA-së në Tiranë ka zbuluar një veprimtari kriminale. Bëhet fjalë për dhënien e ndihmës së shtetasve shqiptar për kalim të paligjshëm nga dogana e Hanit të Hotit me destinacion final Ameriken dhe Kanadane.

Të implikuar në këtë veprimtari janë identifikuar 5 persona, dy prej të cilëve punonjës të doganës në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Sipas Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin dokumentet dhe nuk kryenin regjistrimin e daljeve të qytetarëve në sistemin TIMS.

Për organizatorin 56-vjeçar Luc Melaj, u caktua masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa për dy punonjësit e doganës Tonin Melaj dhe Bashkim Cokaj si dhe Emanuel Melaj dhe Gëzim Camaj të përfshirë në këtë aktivitet, u caktua masa e sigurisë arrest në shtëpi.

Nga kontrolli i banesave të këtyre personave, policia gjeti dhe sekuestroi mbi 8 mijë Euro, 625 mijë Lekë, 3,060 Dollarë, 17 celularë, USB, fishekë, blloqe shënimesh, regjistra hyrje daljesh, bileta udhëtimi, mandate pagesash apo dhe mandate bankash.

Klan News