Në një lidhje në Skype për programin “Rudina” në Tv Klan ishte modelja shumë e suksesshme me famë botërore, Emina Çunmulaj. Ajo jeton në SHBA së bashku me familjen e saj, por shprehet se në këtë periudhë izolimi i mungon së tepërmi Shqipëria, fshati i saj dhe babai. Sapo të hapen kufijtë gjëja e parë që modelja do të bëjë, është një udhëtim në vendin tonë.

Emina Çunmulaj: Më mungon Shqipëria, më mungon Mali i Zi, më mungon fshati im, katundi ku jam rritur, babi është atje, nuk ka ditë që nuk flas me babin, edhe çdo herë që flas, falenderoj Zotin që kemi këto rrjetet sociale dhe kemi mundësinë të komunikojmë me rrjetet sociale. Më mungon shumë.

Rudina Magjistari: Me siguri do jetë një udhëtim i planifikuar shpejt në momentin që do hapen kufijtë apo jo, po mendon të vish në Shqipëri?

Emina Çunmulaj: Jam e para, i kam thënë edhe burrit, e ndjej veten si në kafaz, si zogu në kafaz, dua t’i lëshoj këta krahët e mi të fluturojnë, se nuk dua të rri më në shtëpi, nuk jam vetëm për në shtëpi.