Reperi amerikan Eminem do të bëhet gjysh. Lajmin e ka bërë të ditur 51-vjeçari në një video të publikuar për këngën e tij Temporary, e cila i kushtohet vajzës Hailie.

Videoja  përmban momente të ndryshme mes Eminem,dhe vajzës së tij ndër vite përfshirë edhe imazhe nga dasma e saj me Evan Mçlintock në fillim të këtij viti.

Mirëpo ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte momenti i fundit në klip, ku vajza e tij i jep Eminemit një fanellë sportive ku shkruhet “Gjyshi” dhe qe mban  numrin 1 teksa në duar ka  ekon e bebit.

Artisti i  hitit “Lose Yourself” gjithmonë ka shprehur dashurinë e madhe për vajzën e tij, duke e përmendur atë në këngët e tij  njohura si “Hailie’s Song” dhe “Mockingbird”.

Hailey Jade është vajza e vetme biologjike e Eminem, të cilat ai e ka me ish-gruan e tij Kim Scott

Klan News