Socialistët kanë dorëzuar në Kuvend listat me përfaqësuesit e tyre në të dy komisionet e posaçme të ngritura këtë të hënë nga Parlamenti.

Kështu, Komisioni i Reformës Zgjedhore, që do të bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri, do të ketë edhe 6 anëtarë të tjerë nga grupi i PS-së: Arbjan Mazniku, Bledar Çuçi, Ulsi Manja, Olsi Komici, Aurora Mara dhe Ogerta Manastirliu. Janë dorëzuar edhe emrat për 5 anëtarët zëvendësues.

Ndërsa Komisioni i Reformës Territoriale, si bashkëkryetar nga radhët e shumicës, do të ketë Arbjan Maznikun, ndërsa 7 anëtarët e tjerë të propozuar janë: Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Romina Kuko, Ermal Pacaj, Marjana Koçeku, Ermal Elezi dhe Klevis Jahaj. Edhe për këtë komision janë dorëzuar emrat e anëtarëve zëvendësues.

Pritet që edhe demokratët të bëjnë publike përfaqësuesit e tyre për këto dy komisione bipartizane.

Tv Klan

/tvklan.al