Emrat, shuhen 7 prej 9 pjesëtarëve të familjes Cara në Thumanë



Emrat, shuhen 7 prej 9 pjesëtarëve të familjes Cara në Thumanë

15:37 27/11/2019

Për familjen Cara në Thumanë, tërmeti i mëngjesit të së martës shkaktoi një tragjedi të shumëfishtë. 7 prej anëtarëve të kësaj familjeje u shuan nga lëkundjet e tokës. Gjallë mbetën vetëm 2 prej tyre.

Tvklan.al ka mësuar se Albert Cara humbi bashkëshorten Fatmira, dy djemtë Hasan dhe Almir, vajzën Erisa, si dhe të fejuarën e Almirit, Stela. Kushërira e tij, Lindita Cara, e cila gjithashtu i shpëtoi tërmetit katastrofik, humbi vajzën e saj Sadajana dhe nënën Anthi.

Dy familjet jetonin në këtë pallat, njëra në katin e 4 dhe tjetra në katin e 5 të ndërtesës së shkatërruar thuajse tërësisht. Dy të mbijetuarit, Albert Cara dhe Lindita Cara ndodhen në spital, nën kujdesin mjekësor.

Teksa bilanci i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter vijon të thellohet, operacionet për kërkim-shpëtimin vijojnë në Thumanë e Durrës. /tvklan.al




Të ngjashme