Një nga thesaret e bregdetit shqiptar, Gjiri i Gramës në Karaburun, po tërheq çdo vit gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. I fshehur mes shpatit perëndimor të malit Rrëza e Kanalit dhe ujërave të kristalta të Jonit, ky gji i qetë dhe i egër njëkohësisht është kthyer në një destinacion të dashur për pushuesit që kërkojnë paqe, natyrë të paprekur dhe aventurë.

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në rrjetet sociale disa pikërisht nga ky cep magjepsës i bregdetit jugor, ku një grup kampistësh kishin ngritur çadrat e tyre në rërë, duke shijuar qetësinë dhe bukurinë natyrore që ofron ky vend.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë energji pushimesh nga Gjiri i Gramës, ju uroj një të diel të bukur”, shkroi Rama.

Gjiri i Gramës, i cili ndodhet në perëndim të Orikumit në qarkun e Vlorës, është i njohur për relievin e tij të veçantë, një kombinim i shkëmbinjve të thepisur, shpellave nënujore dhe folezave natyrore që e bëjnë atë ideal për eksplorim dhe kamping. Më shumë sesa një destinacion plazhi, Grama është një vend me vlera të shumëfishta: natyrore, historike dhe kulturore./tvklan.al