Panele diellore në hapësirë kundër urisë energjitike në Europë. Ky është hapi i radhës që pritet të bëhet realitet në vitet e ardhshme dhe përllogaritjet e parashikimet janë mjaft optimiste. Mendohet se pozicionimi i paneleve diellore në hapësirë, të drejtuar gjithnjë nga dielli, pa limitimin ditë-natë si në Tokë, mund të reduktojë deri në 80% kërkesën për impiantet fotovoltaike dhe ata të erës në planet, me një kursim total që përllogaritet në 35 miliardë euro në vit.

Kjo ide është propozuar në vitin e largët 1968, por ishte e parealizueshme teknologjikisht dhe ekonomikisht.

Panelet diellore hapësinore do të funksionojnë në mënyrë shumë të ngjashme me satelitët për komunikimet. Do të orbitojnë rreth Tokës dhe do të transmetojnë energjinë në stacionet pritëse në planetin mëmë në formën e mikrovalëve që mund të konvertohen më pas në elektricitet, e të transmetohen më tej në rrjetin ekzistues.

Gjithashtu kjo teknikë do të ndikojë në reduktimin e ndjeshëm të ndotjes dhe mund të reduktojë 15% të kostove të të gjithë sistemit energjitik të kontinentit tonë, përfshirë këtu kostot e gjenerimit, stokimit dhe infrastrukturave të rrjetit, me një kursim total prej 35.9 miliardë euro çdo vit.

Aktualisht ky sistem i ri i paneleve diellore në hapësirë është në studim për realizim nga SHBA, Rusia, Kina, Mbretëria e Bashkuar dhe Japonia.

Klan Newa

/tvklan.al