Italia nën epideminë e gripit. Nga muaji shtator deri tani, 112 persona kanë humbur jetën si pasojë e komplikacioneve të gripit të kësaj stine, ndërsa 588 kanë qënë në terapi intensive për shkak të gjendjes së rëndë nga ky virus.

Në këto muaj, 7 milionë italianë janë verifikuar me gripin dhe mjekët thonë se kjo është epidemia më e rëndë në 15 vitet e fundit. Gjithashtu ata theksojnë se këtë vit, kanë qenë dy viruset kryesore në qarkullim, virusi B që është veçanërisht agresiv dhe A-H1N1 që njihet edhe si pandemia e vitit 2009, gjithashtu i rrezikshëm pasi krijon probleme të shumta në frymëmarrje.

Mjekët thonë se edhe vaksinat ndaj gripit nuk kanë evituar prekjen nga virusi, por të paktën kanë parandaluar shfaqjen e tij në forma më të rënda.

Klan Plus