“Eras Tour” i këngëtares Taylor Swift nisi nga Parisi turneun në Evropë. E teksa me koncertet në stadiumin Wembley në Londër,përmbylli turin e saj në Europë. Gjithsej janë planifikuar 150 koncerte në mbarë botën nga marsi 2023 deri në dhjetor 2024, 51 vetëm në Europë e nga ato shtatë në Gjermani.

Në vijim të turit botëror të yllit të muzikës Swift, Artem, një student 22-vjeçar i IT së në Moskë, nuk është penduar që shpenzoi më shumë se 3000 dollarë për të parë këngëtaren e tij të preferuar të performojë.
Në mbarë botën, fansat e Taylor Swift, “Swifties”, janë mësuar të paguajnë çmime marramendëse për të ndjekur koncertet e saj. Por në Rusi, ka sfida të tjera në kërkimin për të ndjekur superyllin në turne.

Shumë artistë e kanë shmangur Rusinë që nga viti 2022, që kur Rusia hapi luftë ndaj Ukrainës dhe udhëtimi i këngëtarëve drejt këtij vendi është mjaft i komplikuar. Të shumtë janë fansat ruse që pavarsisht gjithckaje nisën një odise këtë verë për të siguruar viza për të ndjekur Taylor Swift në turneun e saj të koncerteve. Elizaveta, një studente 20 vjeçare e mjekësisë tregon se udhëtoi me Artem për të parë Swift të performonte në Gelsenkirchen, Gjermani, në korrik.

Elizaveta dhe Artem janë afruar me “Swifties’ të tjerë në Moskë, të cilët krijuan një grup fansash tre vjet më parë në platformën sociale ruse VKontakte. Me dhjetëra fansa marrin pjesë në evenimentet që ata organizojnë, për të ndjekur artistët e tyre të preferuar. Diana një studente e marrëdhënieve ndërkombëtare tregon: “Ne përpiqemi të krijojmë një lloj komuniteti komod, një vend ku njerëzit të takohen.”

E teksa për ata që kanë kohë dhe para, asgjë nuk i ndalon ta ndjekin këngëtaren Swift drejtpërdrejt.
Artemi dhe Elizaveta nisën të eksploronin këtë verë. Elizaveta fluturoi drejt Greqisë, për të cilën kishte siguruar një vizë, më pas në Gjermani. Ndërsa Artem aplikoi 6 muaj përpara, për një vizë italiane përmes një agjencie. “E kombinova me një udhëtim të përgjithshëm evropian, po të isha atje thjesht për koncertin, do të ishte më lirë. Më kushtoi plot 3,200 dollarë.”

Studentët kanë mësuar të përshtaten me ndryshimet gjeopolitike. Llogaria e Elizaveta në Apple Music është e regjistruar në Turqi, ndërsa Artem dhe të tjerët përdorin zgjidhje alternative për të dëgjuar muzikë në Spotify, e cila ndaloi transmetimin në Rusi në 2022, pasi filloi lufta në shkallë të gjerë. Apple ndaloi shitjet e produkteve në të njëjtin vit. Një tjetër fans Dmitry, thotë se për të gjetur Swifties në mbarë botën janë vetëm një klikim larg.

Klan News