Erblira Bici po tregon në çdo ndeshje me Megabox Vallefoglia se është liderja e skuadrës italiane.

Volejbollistja shqiptare me 19 pikët e shënuara në sfidën e Challenge Cup me Nyiregyhaza në Hungari ajo kaloi kufirin e 1 mijë pikëve, duke vendosur një rekord me ekipin e saj.

Për Megabox Vallefoglia është një debutim në fazën finale të kupave të Europës, ndërsa Bici gjatë karrierës së saj ka fituar edhe Champions League në 2019 me Novara.

30-vjeçarja është edhe një nga pikëshënueset më të mira në në Serie A1 pasi në 18 ndeshje numëron 316 pikë, ose 25% e totalit të ekipit.

Erblira Bici luan në Itali prej vitit 2016 ku ka fituar disa trofe.

Tv Klan

/tvklan.al