Në Stamboll u mbajt takimi i parë i Platformës së Paqes për Ballkanin Perëndimor, iniciativë kjo e presidentit Recep Tayyip Erdogan. Shqipëria u përfaqësua me zëvendësministren e Jashtme.
Kryediplomati turk, Hakan Fidan, theksoi rëndësinë historike dhe strategjike të rajonit tonë.
“Stabiliteti i Ballkanit është me rëndësi të madhe kryesisht për Evropën, si dhe për paqen dhe sigurinë e rajoneve fqinje.”
Iniciativa për të mbledhur Platformën e Paqes në Ballkan erdhi nga Presidenti.
“Jam i lumtur që udhëheqësit rajonalë kanë treguar interes të madh për këtë propozim. Ne ofrojmë një kornizë që mbështet përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht procesin e dialogut Beograd-Prishtinë.”
Turqia, sipas Fidan, synon që kjo platformë të plotësojë platformat dhe iniciativat ekzistuese për bashkëpunimin rajonal dhe jo t’i zëvendësojë ato.
“Nuk mund ta lëmë të ardhmen tonë në dorë të fatit ose të të tjerëve”, tha Fidan.
Për shefin e diplomacisë turke, nevoja për të forcuar mekanizmat e dialogut në rajon është më e madhe se kurrë. Me Platformën e Paqes në Ballkan, Turqia synon që kjo strukturë të inkurajojë dialogun dhe kontaktet e rregullta mes të gjitha palëve, për të zhvilluar projekte konkrete rajonale në Ballkanin Perëndimor.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
