Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan paralamëron përfshirjen në krah të Hamasit në luftën kundër Izraelit në Rripin e Gazës, një deklaratë që ka shkaktuar polemika të ashpra mes dy vendeve.

Në një takim me përfaqësues të partisë së tij në Rize, Erdoan mori si shembull se si Turqia mund t’i japë fund luftës në Gaza, rastet e ndërhyrjeve në Azerbajxhan dhe Libi.

“Siç ndërhymë në Karabak e Libi, mund ta bëjmë edhe me ta.

Mbahet mend ndërhyrja e suksesshme e Turqisë me dronët ushtarakë Bajraktar në ndihmë të qeverisë së Armenisë për t’i dhënë fund përpjekjeve të separatisëve armenë në Nagorni Karabak për t’u shkëputur nga Azerbajxhani. Me të njëjtët lloj dronësh, Turqia i dha fund përpjekjeve të gjeneralit libian Kalifa Haftar për të rrëzuar qeverinë libiane të njohur nga Kombet e Bashkuara.

Ministria e Jashtme e Turqisë, përmes një postimi në rrjetin social X e quajti Netanjahun “një Hitler gjenocidal” që do të ketë të njëjtin fat. Përgjigjen në X e ktheu kryediplomati izraelit Izrael Katz, i cili shkroi se Erdoan po ecën në gjurmët e ish-diktatorit irakian Sadam Husein dhe mund të ketë fatin e tij.

Tv Klan