Christian Eriksen ka mbyllur para kohe bashkëpunimin me Wolfsburgun, me klubin dhe futbollistin danez që kanë rënë dakord për ndërprerjen e kontratës që skadonte në vitin 2027.
Vendimi vjen pas rikthimit të problemeve kardiake të Eriksenit gjatë një ndeshjeje mes Danimarkës dhe Ukrainës në qershor. Futbollisti, i cili prej gjashtë vitesh jeton me një defibrilator në zemër, u rrëzua në fushë, por arriti të largohej vetë nga loja.
Pas incidentit, ai ndoqi një program rehabilitimi në Danimarkë, por nuk u rikthye më në fushë me Wolfsburgun. Eriksen nuk ka njoftuar tërheqjen nga futbolli dhe do të vazhdojë programin e rehabilitimit.
Ai iu bashkua Wolfsburgut një vit më parë si lojtar i lirë. Në periudhën e tij me klubin gjerman, Eriksen zhvilloi 34 ndeshje në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë dhe “play-off”-in e mbijetesës, duke shënuar 3 gola dhe dhënë 10 asistime.
Në mesazhin e lamtumirës, danezi falënderoi klubin dhe tifozët, ndërsa theksoi se tani dëshiron të jetë pranë familjes së tij në Danimarkë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
