Sven Goran Eriksson renditi favoritët për të fituar Euro 2024. Sipas ish-trajnerit të njohur Anglia bashkë me Francën kanë shanset më të mëdha për të fituar këtë turne që do të transmetohet i gjithi në Tv Klan nga 14 Qershori deri më 14 Korrik.

Në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” Eriksson foli edhe kundërshtarët e Shqipërisë, Spanjën dhe Italinë.

“Anglia së bashku me Francën janë favoritët sipas meje, pasi i shoh shumë të fortë. Më pëlqejnë gjithashtu Spanja dhe Gjermania, kjo e fundit edhe pse luan në shtëpi. Uroj që Italia të ecë sa më shumë, por sinqerisht nuk mendoj se mund të shpallet kampione.”

Sven Goran Eriksson gjatë karrierës së tij mbi 40-vjeçare ka drejtuar edhe disa ekipe përfaqësues mes tyre Anglia, Meksika dhe Bregu i Fildishtë. Në Janar të këtij viti Eriksson zbuloi se vuante nga një tumor dhe i mbetej rreth 1 vit jetë.

Tv Klan