28-vjeçari, Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në sy. Ai iu nënshtrua këtë të mërkurë një operacioni në klinikën “Gemelli” në Romë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, e cila thotë se falë kësaj ndërhyrje syri i 28-vjeçarit është shpëtuar. Gjithsesi, Spahiu thotë se rrugëtimi drejt rikthimit të dritës së syrit do të vijojë.
Ndërkohë qeveria në mbledhjen e sotme miratoi edhe një mbështetje financiare për Erjonin.
28-vjeçari u godit me plumb gome në sy gjatë protestës të së shtunës së kaluar. Ai iu nënshtrua një ndërhyrje të parë kirurgjikale në Shqipëri dhe më pas u dërgua për një trajtim të specializuar në Romë.
/tvklan.al












Botërori 2026 