Vetëm një ditë larg finales së madhe të “X Factor Kids” dhe emocionet sa vijnë e shtohen, jo vetëm prej pikëpyetjes se kush do të triumfojë, por edhe për shkak të surprizave.

Një prej këtyre surprizave është edhe Ermal Meta, i cili do të jetë i ftuari special i mbrëmjes.

Nuk do të mungojë as performanca e tij në skenën e TV Klan.

Vetë prezantuesja e emisionit, Alketa Vejsiu, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë një foto krah Metës, teksa e falënderon për ardhjen e tij në “X Factor Kids”.

Kujtojmë se Alex Gjonaj, Kejsi Sinani dhe Eden Dani do të përballen të premten kokë më kokë për fitore.

Cili do të jetë ylli më i ri i muzikës shqiptare?

Për të marrë përgjigjen e kësaj, qëndroni të mbërthyer para ekranit të TV Klan, e premte, 3 prill, ora 21:00.

/tvklan.al