Ervin Demo është betuar këtë të premte përpara presidentit të Republikës si Ministri i ri i Brendshëm dhe Pushtetit Vendor.

Parlamenti i miratoi në mbyllje të seancës plenare dekretet e kreut të shtetit për ndryshimet në kabinetit qeveritar.

Dekreti për shkarkimin e Besford Lamallarit si ministër i Brendshëm mori 83 vota dhe po kaq vota mori dhe dekreti për emërimin e Ervin Demos si pasuesi i Lamallarit por me një ministri të ristrukturuar që tani do të ketë veç kompetencave të ministrit të Brendshëm por dhe atij të pushtetit vendor.

/tvklan.al