Një pjesë e flotiljes humanitare “Global Sumud”, në rrugë drejt Gazës, u sulmua me dronë në ujërat ndërkombëtare pranë Kretës (Greqi). Organizatorët flasin për dëme të konsiderueshme në disa anije, ndërsa deri tani nuk raportohet asnjë viktimë.
Organizatorët e “Global Sumud” denoncuan sulmin duke deklaruar se mbi flotilje pati shpërthime, valë të dendura dronësh dhe se komunikimi u pengua. Ata akuzuan drejtpërdrejt forcat izraelite për këto veprime.
Në postimet e tyre, aktivistët raportuan se ndaj anijeve u përdorën bomba ndriçuese, eksplozivë dhe madje edhe substanca të dyshuara kimike. Përmes një apeli publik, flotilja kërkoi një kalim të sigurt drejt Gazës dhe theksoi se pavarësisht sulmeve, misioni humanitar për dërgimin e ndihmave nuk do të ndalet.
Explosions, unidentified drones and communications jamming. We are witnessing these psychological operations firsthand, right now, but we will not be intimidated. The lengths to which Israel and its allies will go to prolong the horrors of starvation and Genocide in Gaza are… pic.twitter.com/WxeLGWKsV5
— Global Sumud Flotilla (@GlobalSumudFlt) September 23, 2025
Reagimet e Izraelit dhe qëndrimet zyrtare
Siç pretendojnë organizatorët, Izraeli ka deklaruar se nuk do të lejojë anijet të arrijnë në bregdetin e Gazës dhe i ka propozuar flotiljes të dorëzojë ngarkesën në portin e Ashkelon, ku forcat izraelite do ta dorëzojnë më pas te ndihmat.
Edhe kur u ndalua në Tunizi, u dyshua për sulme me dronë ndaj flotiljes.
Kjo nuk është hera e parë që aktivistët tentojnë të dërgojnë ndihma detare drejt Gazës, përpjekje të ngjashme u bënë në qershor dhe korrik, që Izraeli i pengoi.
Gaza në orët e fundit
Ndërkohë, autoritetet e Gazës raportojnë të paktën 15 të vdekur pas sulmeve të natës nga forcat izraelite në qytet dhe zonat përreth, përfshirë sulme në një depo, pjesë të tregut ku ishin vendosur strehime për të zhvendosurit dhe goditje në kampin e refugjatëve Nussirat.
Ndërkohë ministrat e Jashtëm të G7-ës së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, nga samiti në New York, kanë bërë thirrje për armëpushim dhe kanë përmendur nevojën urgjente për të ndalur urinë dhe vdekjen e civilëve në Gaza. Në deklaratën zyrtare, ata dënuan veprimet e Hamasit dhe kërkoi lirimin e të gjithë pengjeve.
/tvklan.al












Botërori 2026 
