Në një mbrëmje elegante, me pjesëmarrjen e të ftuarve nga fusha e mjekësisë, biznesit, medias dhe personazheve publikë, Eteris Clinic & Day Hospital prezantoi ambientet e reja dhe filozofinë e saj të kujdesit: një qasje moderne, e personalizuar dhe premium ndaj shëndetit, estetikës dhe mirëqenies.

Hapësira e re e Eteris është konceptuar për të sjellë një standard bashkëkohor, duke bashkuar kujdesin mjekësor ditor, kirurgjinë estetike, estetikën mjekësore dhe trajtimet e avancuara të longevity në një ambient të dedikuar për privatësi, komoditet dhe profesionalizëm.

Çdo detaj i klinikës është menduar për të ofruar një eksperiencë të plotë për pacientin, që nga konsultimi i parë, trajtimi, e deri te rikuperimi. Teknologjia e avancuar dhe ekipi i specializuar mjekësor krijojnë një model të ri shërbimi, ku pacienti vendoset në qendër të çdo procesi.

Gjatë eventit, të ftuarit patën mundësinë të njiheshin nga afër me ambientet e reja, ekipin mjekësor dhe shërbimet që Eteris sjell në treg. Klinika ofron shërbime të specializuara në kirurgji estetike, estetikë mjekësore, trajtime IV për longevity, terapi hiperbarike, si dhe protokolle të dedikuara për mirëqenien dhe rigjenerimin e trupit.

Në fjalën e tij, Dr. Amarildo Hidri, Drejtues i Eteris Clinic & Day Hospital, e cilësoi këtë hap si një moment të rëndësishëm për klinikën dhe vizionin e saj:

“Sot për ne është një moment shumë i rëndësishëm, sepse prezantojmë një hapësirë të re që reflekton vizionin tonë për një kujdes mjekësor më modern, më të personalizuar dhe më pranë nevojave të pacientit.”

Eteris Clinic & Day Hospital vjen si një hapësirë ku mjekësia, estetika dhe longevity ndërthuren me standarde moderne, teknologji të avancuar dhe vëmendje të personalizuar për çdo pacient.

Tv Klan