Sekretariati i Etikës pranoi kërkesën e deputetëve të Partisë Socialiste duke përjashtuar me 60 ditë nga punimet e seancave plenare 6 deputetët demokratë Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi dhe Besart Xhaferri.
Ndërsa për 14 deputetët e tjerë demokratë, Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi, nuk u mor masë përjashtimi, por vetëm iu tërhoq vërejtje.
Të zgjedhurit e opozitës u përjashtuan pas kaosit dhe përplasjeve me përfaqësuesit e shumicës në seancën plenare të së enjtes.
/tvklan.al












Botërori 2026 
