Sekretariati i Etikës ka miratuar propozimin e kryetarit të grupit socialist dhe ka përjashtuar me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, si në seancë ashtu edhe në mbledhjet e komisioneve, deputetin Agron Shehaj.
Vendimi vjen si masë ndëshkuese për tentativën e Shehajt për të marrë me forcë një kopje të marrëveshjes së huas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për financimin në fushën e mbrojtjes, pavarësisht se ajo ishte cilësuar nga Kuvendi si konfidenciale.
Krahas masës disiplinore, socialistët i kanë kërkuar Kuvendit që rastin në fjalë ta referojë edhe në Prokurorinë e Posacme për të nisur hetimet ndaj Agron Shehajt për 5 vepra të ndryshme penale dhe të urdhërojë arrestimin e tij në kushtet e flagrancës.
Kjo përpjekje e Shehajt për të marrë marrëveshjen, u shoqërua edhe me një incident, teksa një nga punonjëset e Kuvendit, në përpjekje për ta ndaluar deputetin të nxjerrë jashtë sallës dokumentin në fjalë, ra nga shkallët, duke u lënduar.
/tvklan.al












Botërori 2026 