Për disa ditë me radhë, Barcelona u shndërrua në një vitrinë të madhe ku u prezantuan inovacionet në praninë e mijëra delegatëve dhe vizitorëve në Kongresin Botëror të Telefonisë, panairi më i madh i teknologjisë. Inteligjenca artificiale (IA) dhe etika rreth përdorimit të saj ishin në krye të axhendës së këtij viti nga organizatorët. “Tema...