Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Turqi dhe i dërguari special për çështjet e Sirisë, Tom Barrack, deklaroi se Uashingtoni nuk është konsultuar nga Izraeli lidhur me sulmet e fundit në territorin sirian. Duke komentuar ndërhyrjen izraelite pas përplasjeve midis komuniteteve druze dhe beduine në Siri, Barrack tha për agjencinë Associated Press: “Shtetet e Bashkuara...