Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Azgan Mërnica

“Nuk është rastësisht”, të afërmit e Novruz Cenalisë dyshime për vrasjen e policit 28-vjeçar

Tre të shtëna me armë në ajër, shënuan mbylljen e ceremonisë mortore të 28-vjeçarit Novruz Cenalia. Efektivi i repartit “Shqiponja” u përcoll këtë të mërkurë për në banesën e fundit, në një ceremoni ku morën pjesë familjarë, miq e të afërm, por edhe zyrtarë të lartë, mes tyre drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku...

Maj 15, 2024

Vrasja e policit në Fier, Lleshaj: Goditje ndaj shtetit dhe shoqërisë, autori të përballet me ligjin

Kanë kaluar të paktën 24 orë që nga vrasja e efektivit të policisë në Fier dhe ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori i ngjarjes. 28-vjeçari Novruz Cenalia u ekzekutua ditën e djeshme me një plumb në kokë nga 23-vjeçari Azgan Mërnica, për këtë të fundit forcat e policisë janë në përpjekje të vazhdueshme për...

Maj 14, 2024

Ku fshihet Azgan Mërnica? Familja problematike e 23-vjeçarit që i mori jetën policit

Kur kanë kaluar 24 orë nga ekzekutimi i oficerit të policisë Novruz Cenalia, ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori i dyshuar. 23-vjeçari Azgan Mërnica u largua menjëherë pas ngjarjes dhe pasi braktisi makinën së bashku me telefonin celular, u zhduk. Forca të shumta policie vijojnë kontrollet për kapjen e tij dhe sipas asaj që...

Maj 14, 2024
Në foto autori i dyshuar Azgan Mërnica dhe efektivi i vrarë Novruz Cenalia

Vrasja e policit 28-vjeçar në Fier, policia: 30 mijë euro shpërblim për kapjen e autorit

30 mijë euro shpërblim ka vënë Polica e Shtetit për këdo që jep informacione të vlefshme për kapjen e Azgan Mërnicës. 23-vjeçari është në arrati që prej orës 13:15, kur qëlloi për vdekje me armë zjarri efektivin e policisë Novruz Cenalia, vetëm 28-vjeç. “Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra...

Maj 13, 2024
Efektivi Novruz Cenalia, foto e konfimuar nga gazetarja Anila Sefa

Ky është efektivi 28-vjeçar Novruz Cenalia i cili u ekzekutua në Fier

Ky që shihni në foto është Novruz Cenalia, efektivi 28-vjeçar i cili mbeti i vrarë me armë zjarri këtë të hënë në Fier. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Baltëz, teksa i riu Cenalia po shkonte për në punë. Ai ishte efektiv i repartit “Shqiponja” dhe ishte pjesë e policisë prej 3 vitesh. Autor i...

Maj 13, 2024
Efektivi Novruz Cenalia, foto e konfimuar nga gazetarja Anila Sefa

Vritet me armë zjarri polici Novruz Cenalia në Fier

Një efektiv policie mbeti i vrarë me armë zjarri këtë hënë në Fier. Ngjarja e rëndë rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz. Sipas gazetares Anila Sefa, viktimë nga të shtënat ka mbetur efektivi i Shqiponjave, Novruz Cenalia, rreth 28-vjeç. Efektivi dyshohet se u qëllua për vdekje nga Azgan Mërnica, 23-vjeç, i cili u largua nga...

Maj 13, 2024