Dea e Butrintit është rikthyer në qytetin antik ku u zbulua, pas një rrugëtimi që e çoi fillimisht drejt Romës dhe më pas në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili tha se rikthimi i statujës është një moment i rëndësishëm për...