42 magjistratë të rinj u shtohen gjykatave në vend. Siç njofton Këshilli i Lartë Gjyqësor, emërimi i tyre si magjistratë gjyqtarë ishte bërë tre muaj më parë, por këtë të mërkurë, 22 tetor, u caktuan në detyrë. Gjyqtarët e rinj do të shpërndahen në 11 gjykata të ndryshme të vendit. “Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ,...