Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 12-të në “Abissnet Superiore”, duke vlerësuar futbollistët që spikatën me paraqitjet e tyre në pesë ndeshjet e zhvilluara. Formacioni është përzgjedhur në skemën 3-4-3 dhe përfshin futbollistë nga gjashtë skuadra të kampionatit. Elbasani përfaqësohet me tre lojtarë, Skënderbeu, Vllaznia dhe Teuta me...