Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Kategoria E Pare

Kategoria e Parë, formacioni më i mirë i javës së 11-të

Java e 11-të e Kategorisë së Parë dhuroi rezultate mjaft interesante, duke e bërë garën edhe më të fortë. Drejtoria Teknike e Federatës së Futbollit ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 11-të, me skemën 3-5-2, ku spikat portieri Da Silva i Orikut, i cili me pritjet e tij ishte vendimtar në sfidën...

Nëntor 24, 2026

Katër gola të shënuar, Flamurtari dhe Bylis ndajnë pikët

Nuk prodhoi fitues sfida e fundit e javës së 11-të në Kategorinë e Parë. Flamurtari dhe Bylis ndanë nga një pikë mes tyre, pas barazimit 2-2. Ballshiotët e nisën më mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh në minutën e 16-të me Pedro Vieiran, por vendasit barazuan shpejt me golin e Denis Pjeshkës. Pjesa e parë...

Nëntor 23, 2026

Kategoria e Parë, ndeshjet e javës së 11-të ndahen në dy ditë

Kategoria e Parë vijon me ndeshjet e javës së 11-të, të cilat do të zhvillohen të dielën dhe të hënën. Java do të nisë të dielën, më 22 nëntor, me tri përballjet Burreli – Pogradeci, Sopoti – Korabi dhe Oriku – Kukësi, të gjitha të programuara në orën 13:30. Ndërkohë, të hënën, më 23 nëntor,...

Nëntor 20, 2026

Përcaktohet kalendari deri në fund të vitit në Kategorinë e Parë

Është përcaktuar kalendari i Kategorisë së Parë nga java e 11-të deri në javën e 17-të. Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka vendosur datat dhe oraret e ndeshjeve për këtë periudhë, duke përcaktuar kështu programin e plotë të kampionatit deri në fund të vitit 2026. Më poshtë gjeni kalendarin e Kategorisë së Parë,...

Nëntor 18, 2026

Java e 10-të, zgjidhen më të mirët e Kategorisë së Parë

Është përzgjedhur formacioni më i mirë i javës së 10-të të Kategorisë së Parë nga Drejtoria Teknike e FSHF, në bazë të paraqitjeve individuale të futbollistëve gjatë ndeshjeve të zhvilluara në këtë javë kampionati. Formacioni është sipas skemës 4-4-2 dhe përfshin futbollistë nga shtatfaë skuadra të ndryshme të kampionatit. Në portë është përzgjedhur Drilon Mati...

Nëntor 9, 2026

Kategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntë

Drejtoria Teknike e Federatës së Futbollit ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së nëntë në Kategorinë e Parë, në vlerësim të paraqitjeve individuale të futbollistëve në ndeshjet e zhvilluara këtë fundjavë. Formacioni është ndërtuar në skemën 4-3-3 dhe përfshin futbollistë nga gjashtë skuadra të kampionatit. Bylis, Besëlidhja, Iliria, Kastrioti, Besa dhe Flamurtari përfaqësohen...

Nëntor 4, 2026

Besa mposht Pogradecin dhe ngjitet në krye, rezultatet në Kategorinë e Parë

Java e nëntë e Kategorisë së Parë, prodhoi 10 gola të shënuar dhe përballje spektakolare. Vëmendja kryesore ishte në Kavajë, ku Besa arriti të fitojë supersfidën përballë Pogradecit me rezultatin 3-2. Vendasit e nisën vrullshëm takimin dhe zhbllokuan shifrat që në minutën e dytë me anë të Fatmir Prengajt, i cili shfrytëzoi një aksion nga...

Nëntor 1, 2026

Kategoria e Parë/ Gjashtë duele interesante ndahen në dy ditë

Kategoria e Parë do të rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së nëntë të kampionatit. Ekipet do të zbresin në fushë në dy ditë, të dielën dhe të hënën, me gjashtë takime në program. Java do të nisë të dielën, më 1 nëntor, me katër ndeshje që do të luhen në orën 13:30. Besa...

Tetor 31, 2026

Kategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së tetë

Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së tetë në Kategorinë e Parë, duke vlerësuar paraqitjet individuale të futbollistëve që spikatën në ndeshjet e zhvilluara këtë javë. Formacioni është ndërtuar sipas skemës 3-4-2-1 dhe përfshin lojtarë nga disa prej skuadrave të kampionatit. Në portë është përzgjedhur Mustafë Abdullahu i Besës....

Tetor 30, 2026

Kukësi merr kryesimin, zhgënjen Pogradeci. “Paqe” në Bylis-Besa

Pesë sfidat e javës së tetë në Kategorinë e Parë, prodhuan surpriza në rezultate. Pogradeci ka humbur vendin e parë, pasi u ndal në barazim pa gola nga Oriku i vendit të fundit. Ky është barazimi i tretë radhazi për liqenorët, që në pesë sfidat e fundit numërojnë vetëm një fitore, shumë larg pritshmërive. Besa...

Tetor 28, 2026