“Bishë, fashiste dhe kur*ë!”, incident i ri diplomatik pas fyerjeve ndaj Melonit në televizionin rus
Një incident i ri diplomatik ka shpërthyer mes Italisë dhe Rusisë, pasi prezantuesi i njohur rus Vladimir Soloviev ka sulmuar me fyerje të rënda kryeministren italiane Giorgia Meloni gjatë një emisioni televiziv. Gjatë programit “Polnyj Kontakt”, Soloviev, i njohur për qëndrimet e tij pro-Kremlinit dhe i dekoruar nga presidenti Vladimir Putin, përdori gjuhë të ashpër...