Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Masa E Sigurise

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Në zbatim të masës së sigurisë për t’u paraqitur të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, në SPAK mbërrin bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa. Xoxa është vënë nën hetim bashkë me Veliajn për dyshimet se janë përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash. Prokuroria thekson se është krijuar dyshimi se Veliaj...

Prill 4, 2025

Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në orën 10:00 të paradites në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”. Ndërkohë, sa herë Berisha është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë mbështetësit e tij janë mbledhur...

Mars 17, 2025

Avokatët e Veliajt: Masa, ekstreme dhe e pajustifikuar

Në një takim me gazetarët, avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj, e konsideruan masën e sigurisë “Arrest në burg” caktuar ndaj tij si ekstreme dhe të pajustifikuar. “Ne vlerësojmë se kjo masë e sigurisë është e tejkaluar dhe abuzive ndaj një personi të zgjedhur 3 herë si kryebashkiak dhe nuk plotësohet asnjë kusht për masën e...

Mars 7, 2025

Protesta për Veliajn, GJKKO e ashpër me policinë: Sjellje e paprecedentë, u cenuan institucionet

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i është përgjigjur interesimit të mediave në lidhje me rolin e Policisë së Shtetit gjatë seancës gjyqësore që u zhvillua më 12 Shkurt për masat e sigurisë mbi Erion Veliajn, Ajola Xoxën dhe 6 biznesmenëve që akuzohen nga SPAK.  Kjo për shkak se gjatë seancës u grumbulluan turma...

Shkurt 14, 2025
Masa e sigurisë për Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën

Masa ndaj Veliaj, seanca shtyhet për në orën 13.30

Seanca për njohjen me masën e sigurisë ndaj Erion Veliaj, Ajola Xoxës dhe 5 biznesmenëve është ndërprerë. Avokatët mbrojtës kanë kërkuar kohë për mbrojtje. Gjykata e ndodhur në këto kushte ka ndërprerë seancën për ta rinisur në orën 13.30. Veliaj u shoqërua nga Blloku i Sigurisë drejt GJKKO me furgon policie, ndërkohë që Xoxa që...

Shkurt 12, 2025

Apeli i GJKKO i rrëzon kërkesën, Jamarbër Malltezi mbetet në “arrest shtëpie”

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për shfuqizim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Ankimi në Apel u shqyrtua ditën e djeshme, ku Malltezi u përfaqësua nga avokatët e tij dhe në përfundim gjykata shtyu seancën për shpalljen e vendimit për sot....

Janar 24, 2025

Kushtetuesja rrëzon Berishën/ Kreu i PD kishte kërkuar pavlefshmëri të masës së sigurisë

Gjykata Kushtetuese rrëzoi këtë të premte kërkesën e Sali Berishës për të shfuqizuar masën “arrest shtëpie”, të cilën kreu demokrat e zbatoi për 11 muaj. Ndonëse e legjitimoi atë për të drejtën e ankimimit, Kushtetuesja duke vlerësuar thelbin e kërkesës, hodhi poshtë si të pabazuara pretendimet e kreut të opozitës. “Në aspektin substancial, Gjykata vlerësoi...

Janar 17, 2025

Gazetarët: Mund të ketë lehtësim të masës së sigurisë për Berishën

SPAK mbylli hetimet dhe i komunikoi sot Sali Berishës akuzat dhe e mori zyrtarisht të pandehur për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Që prej Dhjetorit 2023, Sali Berisha qëndron në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Por gazetarët e kronikës së zezë, Eni Ferhati dhe Glidona Daci, thanë në emisionin Opinion në Tv Klan se mund...

Shtator 11, 2024

Sali Berisha zyrtarisht i pandehur për korrupsion pasiv nga SPAK (Të gjitha zhvillimet)

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në orën 12:00 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai u mor i pandehur nga SPAK dhe iu komunikua akuza zyrtare e “korrupsionit pasiv” për çështjen e ish-klubit sportiv “Partizani”. Prokurorët e SPAK i kanë dërguar fletëthirrje edhe Jamarbër Malltezit dhe Fatmir...

Shtator 11, 2024

Lihet në burg i “forti” i Niklës, Marklen Haka: S’kam përdorur SKY, nuk kam konflikte me askënd

Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën “arrest me burg” caktuar në mungesë ndaj, Marklen Hakës arrestuar paraditen e së premtes në Nikël nga Policia e Tiranës dhe RENEA. I vënë në akuzë për tentativë vrasje dhe posedim të armëve pa leje, Haka ka mohuar pretendimet e SPAK. Sipas këtyre të fundit, bazuar dhe në...

Shtator 8, 2024