Gjykata e Posaçme nisi gjykimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për dosjen “Buka”, ku është marrë i pandehur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Në këtë seancë, Ahmetaj u përfaqësua nga avokati Henrik Ligori. Prokurori Elvin Gokaj lexoi para gjyqtares kërkesën për gjykimin e ish-zëvendëskryeministrit, duke parashtruar se procedimi në fjalë është regjistruar në 2022, pas...