Kreu i qeverisë theksoi se bashkëpunohet me Microsoft dhe grupin e Mira Muratit për vendosjen e inteligjencës artificiale në prokurimet publike, që do të eliminojë të paktën 95% e përfshirjes së njeriut në procesin e përzgjedhjes. Në këtë mënyrë, do të ketë ulje të korrupsionit në vend.