Qeveria e Venezuelës ka nisur lirimin e të burgosurve politikë, në një hap që zyrtarët e përshkruan si një “gjest dashamirës”. Ministria e Jashtme e Spanjës njoftoi se pesë shtetas të saj janë liruar. Mes tyre është aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut me origjinë venezuelase-spanjolle, Rocío San Miguel, konfirmoi familja e saj...