Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në seancë plenare që do të nisë në orën 10:00. Në të njëjtën kohë pritet të nisë protesta e paralajmëruar nga opozita para Parlamentit. Sipas rendit të ditës të seancës plenare, në Kuvend fillimisht do të raportojnë përfaqësues të Entit Rregullator të Ujit për veprimtarinë e vitit 2023....