Në rendin e ditës gjatë seancës parlamentare, sot 4 dhjetor, janë edhe tre projektligje për marrëveshje kredie dhe granti për të garantuar financimin për një nga projektet më të rëndësishme hekurudhore në vend, rehabilitimi dhe modernizimi i linjës Durrës-Rrogozhinë. Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha nga foltorja se ky projekt shënon fazën e parë të...